Transmetuar më 28-07-2025, 07:31

Pogradec, 28 korrik 2025- Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ka shpërthyer një zjarr në banesën e shtetases kozeta Teço, 52 vjeçe. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ajo ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti tragjik janë në vazhdim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit