Transmetuar më 27-07-2025, 21:55

SHKODRA- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë nga ku mësohet se një 22-vjeçare, duke drejtuar automjetin, ka humbur dhe si pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Bëhet me dije se drejtuesja dhe një pasagjere nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Shkodër/ Informacione paraprake

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë", shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit