

Qeveria kineze propozoi të shtunën krijimin e një organizate për bashkëpunimin global lidhur me inteligjencën artificiale, duke shqyrtuar paraprakisht mundësinë që ajo ta ketë selinë në Shangai.
Kjo nismë mishëron angazhimin e Kinës ndaj multilateralizmit dhe përpjekjet e saj për të çuar përpara qeverisjen globale. Ajo gjithashtu u përgjigjet thirrjeve të Jugut Global, ndihmon në kapërcimin e hendekut digjital e të inteligjencës dhe promovon zhvillimin etik e përfshirës të AI-së.
E parashikuar si një e mirë publike ndërkombëtare kyçe, organizata pritet të shërbejë si një platformë që përputh ofertën me kërkesën, duke nxitur bashkëpunimin praktik dhe duke çliruar plotësisht potencialin e gjerë të AI-së. Ajo synon të sigurojë që vendet në zhvillim të përfitojnë në mënyrë të barabartë e të mbështesë zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.
Kina thotë se mirëpret përdorimin e kësaj organizate për të bashkrenduar strategjitë e zhvillimit, rregullat e qeverisjes dhe standardet teknike midis shteteve anëtare, duke siguruar që AI-ja do të evoluojë bashkë me përparimin e njerëzimit.
Duke shqyrtuar mundësinë që Shangai të jetë seli e kësaj organizate, Kina shpreson që shfrytëzimi i udhëheqjes së hershme të këtij metropoli në zhvillimin e AI-së do të ndihmojë në krijimin e konsensusit ndërkombëtar, do të promovojë bashkëpunimin praktik dhe do të sigurojë që prej inteligjencës artificiale të përfitojë vërtet i gjithë njerëzimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






