Transmetuar më 27-07-2025, 14:43

SHBA- Katër persona janë arrestuar në Florida pas akuzave për abuzim të rënduar me nëntë fëmijëve, të moshës 7 deri në 16 vjeç. Midis të akuzuarve janë Brian dhe Jill Griffeth, si dhe dy të afërm të tyre, Dallin dhe Liberty Griffeth. Të katër akuzohen për abuzim të rënduar me fëmijë.

Sipas autoriteteve, fëmijët mbaheshin në “kafaze” të improvizuara të bëra nga kompensatë nën krevate marinari. Si ndëshkim, autorët dyshohet se i spërkatën në fytyrë me uthull, i rrahën me shufra, u dhanë ilaçe pa recetë dhe i detyruan të gënjenin për kushtet e tyre të jetesës.

Prokurorët zbuluan se katër nga nëntë fëmijët ishin të birësuar dhe u trajtuan me diskriminim të qartë krahasuar me fëmijët e tyre biologjikë. Fëmijët e adoptuar nuk dinin as emrat e tyre të plotë apo datat e lindjes. Gjatë inspektimit të shtëpisë nga autoritetet, fëmijët e adoptuar po kryenin punë të rënda, ndërsa vëllezërit e motrat e tyre biologjikë shikonin televizor ose luanin.

Rasti doli në dritë pas një ankese të paraqitur nga një anëtar i kishës lokale, e cila është e detyruar me ligj të raportojë çdo dyshim për abuzim ose neglizhencë ndaj të miturve.

Shërbimet sociale kompetente i kanë larguar tashmë të gjithë fëmijët nga shtëpia, ndërsa hetimi vazhdon të sqarojë të gjitha aspektet e tmerrit të përjetuar nga viktimat e mitura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit