Transmetuar më 27-07-2025, 14:35

SHBA – Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Austin. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes kundër DC Junajtid, ndërsa Austin fitoi 2 me 4.

Goli i Uzunit në transfertë erdhi në minutën e 22-të. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi si duhet pasimin dhe nuk fali përballë portierit.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për Uzunin. 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet si duhet dhe po kthehet në formën e tij më të mirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit