Transmetuar më 27-07-2025, 07:56

VLORË- Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e djeshme nga një zjarr që mori përmasa masive.

Bëhët me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të dendur. Ndërkohë era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit me ritme të shpejta në drejtim të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë, duke rrezikuar zonat e banuara dhe stanet e bagëtive në afërsi.

Kjo vatër zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa në pranga lidhur me këtë është vënë shtetasi E.F., banues në Kaninë, i cili posedon një stan bagëtish në zonën ku dyshohet se është ndezur zjarri. Ndaj tij është nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Motivi i zjarrvënies dyshohet të jetë hapja e kullotave të reja për bagëtinë, një praktikë e ndaluar që ka sjellë pasoja të rënda mjedisore dhe rrezik për banorët lokalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit