Transmetuar më 26-07-2025, 23:30

KAVAJË- Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e Elbasanit.

Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor të vitit të kaluar. Ai dyshohet se është edhe autor i pesë vjedhjeve në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi do të përballet me akuzat që janë ngritur në ngarkim të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit