Transmetuar më 26-07-2025, 15:42

Memaliaj, 26 korrik 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj, duke shkaktuar humbjen e jetës së një fëmije dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete të tipit xhip: një Range Rover me targa shqiptare AB 700 SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj nga Ukraina.

Për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa një grup ekspertësh po punon për të përcaktuar shkakun e përplasjes mes dy mjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, i cili njihet për kthesat e rrezikshme dhe mungesën e sinjalistikës rrugore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit