

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.
Në prononcimet që kanë dhënë për Report, banorët thonë se Çlirim Dogani është i martuar dhe me dy fëmijë, e prej vitesh punon si shofer i linjës së urbanit të Fierit dhe fshatrave të zonës.
Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.
Manushe Dragani: Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë. Është familjar, ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën e ka të martuar, djalin të pamartuar. Familja me bujqësi merret. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Nuk ma merr mendja kurrë që të bëjë Çlirimi këtë gjë.
Fatmir Çalamani: Është një djalë shumë i pastër, punëtor, familje e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi këtu në territorin tonë. Asnjëherë problematikë. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme në zonën tonë. S’ma ha mendja që të përfshihet…
Sipas informacioneve policore, dyshohet që Çlirim Dogani 55 vjeç të ketë patur lidhje dashurore me Emalinda Ramën 26 vjeçe.
Policia e Fierit e arrestoi sot 55-vjeçarin si bashkëpunëtor të Emalindës në mbytjen me tel të Saimir Ramës, goditjen me sende të forta dhe mjete prerëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






