Transmetuar më 26-07-2025, 14:45

BUDVA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Budva. Mësohet se një 65-vjeçar ka qëlluar përvdekje me armë vëllanë e tij dhe nipin. Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin i cili është identifikuar si Svetislav Vesko Stanisic.

Ngjarja e rëndë ndodhi rretj orës 08:00 të mëngjesit pranë një lokali në Slovenska Plaza. Policia theksoi se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur autorin të cilin e kanë prangosur. Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri.

Raportohet se dy vëllezërit janë marrë me transportimin e turistëve me anije për vite me radhë. Mediat në Mal të Zi raportojnë se vëllezërit ishin konfliktuar dje dhe se autori ishte shprehur se do ta "mbaronte këtë".

Vëllai i autorit mësohet se ka qënë me dy djemtë e tij kur 65-vjeçari ka hapur zjarr. Fillimisht ai ka vrarë vëllanë e më pas nipin. Djali tjetër fatmirësisht ka arritur tu shpëtojë plumbave dhe është arratisur. Pas ngjarjes së rëndë autori është ulur në lokal dhe ka pritur që të prangoset.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit