Transmetuar më 26-07-2025, 12:53

ITALI – Qyteti i Napolit, tashmë Kryeqytet Europian i Sportit për vitin 2026, synon të propozojë stadiumin Diego Armando Maradona për organizimin e EURO 2032=s.

Sipas një deklarate nga bashkia, për të përmbushur standardet e UEFA-s, stadiumi ka nevojë për përmirësime. Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, ka hartuar një raport për rinovimin e stadiumit, me vlerë rreth 10 milionë euro.

Përveç përmirësimeve në efikasitetin e energjisë dhe sigurinë sizmike, përmirësimi do të përfshijë edhe rihapjen e nivelit të tretë me një rritje të kapacitetit deri në 10.000 vende shtesë.

Manfredi më pas kërkoi mbështetje financiare nga presidenti i Rajonit të Kampanjës, Vincenzo De Luca, për të përfunduar të gjithë projektin e rindërtimit.

Kërkesa që i është paraqitur Rajonit është të tërheqë 150 milionë euro nga programet që synojnë këto aktivitete. Qëllimi, përveç kandidaturës për Kampionatin Evropian 2032, është të fillohet një bashkëpunim i frytshëm për të rritur rezultatet pozitive, si sportive ashtu edhe josportive, për të gjithë rajonin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit