

Elbasan – Pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shame”, duke goditur një rrjet të paligjshëm prostitucioni që operonte në dy apartamente të marra me qira në qytet.
Gjatë kontrollit u arrestuan në flagrancë dy shtetas kinezë, K. Ch., 44 vjeç dhe R. C., 38 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në bashkëpunim. Gjithashtu, u arrestuan tre shtetase, dy kineze dhe një braziliane, L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në ambientet e kontrolluara u arrestuan edhe tre shtetas shqiptarë, A. P., 38 vjeç, L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, të cilët dyshohen se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt shpërblimit monetar.
Në kuadër të hetimeve janë proceduar penalisht pronarët e dy apartamenteve, A. V., 46 vjeç dhe B. H., 36 vjeçe, si dhe sanitarja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, vula të dyshuara të falsifikuara dhe 10 telefona celularë.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Hetimet janë zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë, duke përdorur metoda proaktive për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit në Elbasan.
DVP Elbasan
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shame”.
Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.
Arrestohen në flagrancë në këto ambiente dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.
Procedohen penalisht pronarët e dy apartmenteve dhe sanitarja.
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.
Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:
-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve", të kryera në bashkëpunim;
-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale "Prostitucioni".
Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale "Mbajtja e ambienteve për prostitucion".
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






