Transmetuar më 26-07-2025, 11:28

FIER- Personi që shihni në foto është 55-vjeçari, Çlirim Dogani. 55-vjeçari është personi i tretë i vënë në pranga në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës në Fier. Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Emanilda Rama duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.

Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit