Transmetuar më 25-07-2025, 23:11

Tiranë- Policia e Shtetit është duke ushtruar kontrolle në disa qytete të ndryshme, si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, pas disa urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK. Sipas burimeve mësohet se bëhet fjalë për të paktën 7 masa sigurie.

Sipas burimeve, masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.

Hetimet nisën pas të dhënave të përftuara nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SkyECC.

Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Bashkimit Europian.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit