

Delvinë, 25 Korrik 2025 – Situata në zonat përreth qytetit të Delvinës vijon të jetë alarmante, pasi zjarret kanë përfshirë malet dhe kodrat pranë fshatrave, duke avancuar me shpejtësi dhe duke djegur çdo gjë që u del përpara.
Në redaksinë e Voxnews.al kanë mbërritur video dramatike që tregojnë përmasat e mëdha të flakëve dhe dëmet që po shkaktohen nga vatrat e shumta të zjarrit.
Nga përpjekjet për të evakuuar banorët, dy shefa të komisariatit të Delvinës janë lënduar nga flakët, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet gjatë natës. Emergjencat Civile bëjnë me dije se ndërhyrjet zjarrfikëse, si nga toka ashtu edhe nga ajri, do të jenë më të vështira për shkak të errësirës që do të përkeqësojë operacionet.
Vazhdojnë përpjekjet intensive për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të prekur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






