Transmetuar më 25-07-2025, 20:25

Fieri u trondit ditën e djeshme nga zbulimi i një ngjarjeje shumë të rëndë brenda familjes Rama në fshatin Frashër. Vajza e dytë e familjes, Emanilda Rama mbyti me tel, mbrëmjen e 23 korrikut rreth orës 23:00, babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku 26-vjeçarja e ndihmuar edhe nga e ëma tentuan të fshihnin krimin. Pas zbulimit të së vërtetës nga autoritetet, 26-vjeçarja dëshmoi në polici se babain e vrau për shkak se ai nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të argëtohej.

Por, sipas fqinjëve kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi 56-vjeçari nuk dinte shkrim e lexim. Ata shtojnë se paratë që merrte nga puna në fermën blegtorale ku punonte i merrnin e bija dhe gruaja e tij në bankomat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit