Transmetuar më 25-07-2025, 18:33

Delvinë- Zjarri që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë të Delvinës, ka dalë jashtë kontrollit.

Si pasojë, kanë pësuar dëmtime nga flakët dy shefa të Komisariati të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit dhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi.

Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Zjarri ka përfshirë dhe fshatin Palavli. Deri tani numërohen 11 shtëpi të djegura e bashkë me to edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë. Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë ndodhen në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit