Transmetuar më 25-07-2025, 18:28

Ka nisur evakuimi i banorëve nga disa fshatra të Delvinës pasi kërcënohen seriozisht nga zjarret në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë pamjet kur evakuohen, me ndihmën e punonjësve të emergjencave civile, personat e moshuar.

Situata paraqitet e rëndë në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit