Transmetuar më 25-07-2025, 16:19

Tiranë, 25 Korrik 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë sqarime të rëndësishme lidhur me afatet e vizave amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit për vizitorët ndërkombëtarë në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada thekson se data e skadencës së vizës nuk përcakton automatikisht kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që cakton në momentin e mbërritjes në pikën e hyrjes, datën deri kur vizitori mund të qëndrojë ligjërisht në SHBA.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj,” thuhet në komunikatën e Ambasadës.

“Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën ‘prano deri më…’ në momentin e mbërritjes, jo nga data e skadencës së vizës,” përfundon njoftimi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit