Transmetuar më 25-07-2025, 14:10

Gjirokastër, 25 Korrik 2025 – Një 54-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap nga Policia Kufitare duke tentuar të nxjerrë jashtë territorit të Shqipërisë një shumë të madhe parash pa e deklaruar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dalje të vendit, në çantën e shtetasit Sh. B., banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, u gjetën 48 400 euro të padeklaruara, në kundërshtim me detyrimet ligjore për kalimin e kufirit me vlera monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 54-vjeçarit për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit