Transmetuar më 25-07-2025, 12:49

Një tjetër anëtyar i grupit të supermashtruesit Florian Gjergji ka rënë në pranga e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Saimir Reka i cili një vit më parë ka arritur t’i marrë në bashkëpunim me 3 petrsona të tjerë, 100 mijë euro biznesmenit Flamur Rrushi, duke u hequr si Taulant Balla.

Po ashtu u arrestua edhe Arbër Ogreni 42 vjeç, i cili u lokalizua dhe u arrestua në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se mashtronte klientët duke iu marrë parapagesa prej 300 000 deri në 400 000 lekë, me premtimin se do kryente punime me duralumin, të cilat nuk i realizonte kurrë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit