Transmetuar më 25-07-2025, 10:02

Tiranë, 25 Korrik 2025 – Qeveria ka publikuar çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në 61 bashki të vendit. Këto çmime nuk do të ndikojnë vetëm në shitblerjen e pronave, por edhe në rritjen automatike të taksës së ndërtesës që paguajnë qytetarët për apartamentet apo njësitë tregtare.

Taksa e ndërtesës për banesat në Shqipëri llogaritet si 0.05% e vlerës së apartamentit, e cila përcaktohet nga çmimi referencë për zonën përkatëse. Rritja e çmimit të referencës do të sjellë një rritje të njëjtë në përqindje edhe të taksës.

Shembull nga qyteti i Vlorës: Çmimi aktual i referencës është 61,800 lekë për metër katror. Për një apartament 90 m², vlera është 5,562,000 lekë, dhe taksa vjetore del 2,781 lekë.

Çmimi i ri i propozuar është 98,000 lekë/m². Për të njëjtin apartament, vlera shkon në 8,820,000 lekë, dhe taksa vjetore bëhet 4,410 lekë.

Pra, qytetari në këtë rast do të paguajë 1,629 lekë më shumë në vit – ose rreth 58.6% rritje, sa edhe rritja e çmimit të referencës.

Kjo rritje do të prekë shumicën e qytetarëve në rrethe, të cilët do të paguajnë më shumë për pronën që zotërojnë, si për banim ashtu edhe për biznes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit