Transmetuar më 25-07-2025, 09:09

Cërrik, 25 Korrik 2025 – Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan me sukses operacionin e koduar "Operacionalja 56", gjatë të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Albano Kume, banues në Cërrik.

Sipas autoriteteve, Kume kërkohej nga autoritetet italiane nën akuzat për:

Dhunë seksuale

Rrëmbim personi

Vjedhje

Shkelje të rregullave për armët

Për këto vepra, Kodi Penal i Italisë parashikon një dënim maksimal deri në 15 vjet burg.

Interpol Tirana po vijon procedurat ligjore në bashkëpunim me autoritetet italiane për finalizimin e ekstradimit të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit