Transmetuar më 25-07-2025, 08:01

Dhërmi- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku një automjet tip Benz me targë targë AA 318 IF, i drejtuar nga shtetasi Martin Konici, 36 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 9-vjeçari Enea Prenga ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri tjetër, 20-vjeçari Enjo Abazaj. Shoferi është vënë në pranga pasi pas kryerjes së testit të alkoolit me aparatin Dräger, rezultoi se ishte i dehur.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit