Transmetuar më 24-07-2025, 22:58

Madhësia e tekstit: Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë.

Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet.

Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën.

Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet pas disa ditësh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit