Transmetuar më 24-07-2025, 22:50

Paris- Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës.

Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në muajin shtator.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës. Këtë vendim solemn do ta shpall në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm”, shkruan Macron në rrjetet sociale.

“Urgjenca sot është që të përfundojë lufta në Gaza dhe të shpëtohet popullsia civile. Paqja është e mundur. Franca do paqe në Lindjen e Mesme. Na takon neve, francezëve, bashkë me izraelitët, palestinezët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të tregojmë që kjo është e mundur”, shtoi kreu i shtetit francez.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit