Transmetuar më 24-07-2025, 21:55

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

“E gjithë Gaza do të jetë hebreje. Qeveria po shtyn përpara që Gaza të zhduket. Falë Zotit, po e zhdukim këtë të keqe. Po e shtyjmë popullsinë që është edukuar me Mein Kampf-in”, tha ultranacionalisti izraelit dhe ministri i ekstremit të djathtë Amihai Ben-Eliyahu, i cituar në X nga gazetari i Axios, Barak Ravid.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se “në dritën e përgjigjes së Hamasit ndaj propozimit, është vendosur të tërhiqet ekipi negociator nga Doha për konsultime të mëtejshme në Izrael”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmjetësve, Katarit dhe Egjiptit, si dhe ato të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për të arritur një përparim në negociata”, shtoi zyra e kryeministrit izraelit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit