Transmetuar më 24-07-2025, 20:22

24 Korrik 2025, Kakavijë, Qarku i Gjirokastrës

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Kakavijë, në pjesën e poshtme të kishës, dhe është përhapur shpejt për shkak të erës. Flakët kanë precipituar në pjesën veriore të fshatit, duke rrezikuar disa banesa dhe jetët e qytetarëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur 7 zjarrefikës nga Qarku i Gjirokastrës, të cilët kanë punuar pa pushim për shpëtimin e tre të moshuarve. Ata janë nxjerrë nga banesat e tyre, të cilat ishin në prag të shkrumbimit. Sipas kreut të Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, dy avione nga Janina kanë ardhur në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe kanë shuar plotësisht flakët, duke larguar çdo rrezik për fshatin.

Dëmet materiale përllogariten në tre banesa të djegura, por fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar lëndime të rënda. Hetimet për shkakun e shpërthimit të zjarrit janë duke vazhduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit