Transmetuar më 24-07-2025, 18:21

Patok- Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari është regjistruar ditën e sotme. I mituri dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut këtë të enjte.

Ai, pasi u fut për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, nuk ka mundur të dalë më. Ndërsa i mituri tjetër është dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit