Transmetuar më 24-07-2025, 14:18

Fibank Albania ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me Federatën Shqiptare të Skive (FSHS) për sezonin 2025–2026, duke konfirmuar vizionin e saj afatgjatë për të mbështetur sportin, zhvillimin e të rinjve dhe mbeshtetjen e projekteve te rendesishme te zhvillimit te shoqerise.

Ky partneritet vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të skiatores shqiptare Lara Colturi në arenën ndërkombëtare, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngritur më lart profilin e skive shqiptare.

Arritjet e saj janë vlerësuar edhe nga qeveria shqiptare, duke dhënë një shtysë të re për investime dhe zhvillim të mëtejshëm në këtë sport. Fibank ka mbeshtetur edhe me pare Federaten Shqiptare te Skive per zhvillimin e ketij sporti dhe turismit dimeror ne Shqiperi duke blere pajisje per banoret e zonave Shishtavec, Borje dhe Puke.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u zhvillua në zyrën qendrore të Fibank Albania në Tiranë në të cilën morën pjesë:

Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania

Elvis Toci, President i Federatës Shqiptare të Skive

Lara Colturi, sportistja e talentuar që përfaqëson Shqipërinë në garat më prestigjioze botërore

Deklaratat nga ceremonia

Në fjalën e tij, z. Bozhidar Todorov theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:

“Grupi Fibank eshte mbeshtetesi me i rendesishem i ketij sporti ne Bullgari prej 20 vitesh prandaj edhe Fibank Shqiperi eshte e lumtur ti bashkohet ketij sporti kaq te dashur edhe per kete zone ne Shqiperi duke vijuar me pergjegjesine sociale ketu. Përmes këtij partneriteti, Fibank Albania synon të shkojë përtej shërbimeve financiare duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë për zhvillimin e sportit dhe forcimin e identitetit kulturor. Mbështetja ndaj Federatës Shqiptare të Skive është pjesë e angazhimit tonë për të fuqizuar të rinjtë dhe për të qenë gjithmonë pranë komunitetit.”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, z. Elvis Toci, e sheh bashkëpunimin me Fibank si një mundësi të jashtëzakonshme për t’u përgatitur me të gjitha kushtet, në prag të Lojërave Olimpike.

“Falënderojmë Fibank sepse është sponsori ynë kryesor dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të sporteve dimërore në Shqipëri.

Sportet dimërore në vendin tonë kanë marrë një jehonë të jashtëzakonshme falë Lara Colturi, dy herë nënkampione bote. Për Shqipërinë tonë të vogël, Lara është simbol i arritjeve maksimale, në një botë që për ne është ende e panjohur. Pra, të gjitha arritjet e këtij sporti i dedikohen Lara Colturi, dhe unë jam shumë krenar që së bashku me Fibank, po ngremë lart emrin e Shqipërisë dhe të këtij sporti në botë.”

Nga ana e saj, Lara Colturi ndau emocionet dhe mirënjohjen e saj:

“Jam falënderuese për mbështetjen e Fibank dhe e nderuar që përfaqësoj Shqipërinë. Bashkëpunime të tilla janë thelbësore për ne sportistët, sepse na japin mundësinë të stërvitemi më mirë, të konkurrojmë me më shumë siguri dhe të korrim suksese në arenën botërore.”

Ky sponsorizim e pozicionon Fibank Albania jo vetëm si një institucion financiar të besueshëm, por edhe si një partner aktiv në zhvillimin e sportit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes mbështetjes së Federatës Shqiptare të Skive dhe sportistëve si Lara Colturi, Fibank kontribuon në krijimin e një trashëgimie të ekselencës, frymëzimit dhe nxitjes për brezat që do të vijnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit