Transmetuar më 24-07-2025, 14:11

Tre shtetas britanikë me origjinë shqiptare janë ndaluar me dyshimin për përdhunimin e një 28-vjeçare në një hotel në Split, shkruajnë mediat kroate.

Autoritetet policore gjetën një të dyshuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët u gjetën dhe u arrestuan më vonë.

Sipas Index, pas përfundimit të hetimit, policia përcaktoi se kishte dyshime të arsyeshme se tre personat kishin kryer së bashku krimin e rëndë të përdhunimit.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes.

Ata akuzohen për veprën e rëndë penale kundër lirisë seksuale.

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg deri në dhjetë vjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit