

SHKODRA- Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura. Sipas policisë ata dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy të mitura, 16-vjeçe dhe 14-vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu bëhet me dije se ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm. Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






