

Rreth orës 07:05, në bulevardin “Gjergj Fishta” të kryeqytetit, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve. Automjeti me drejtues shtetasin M. X është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja N. Z.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për të zbardhur rrethanat e tij. Policia po punon për të siguruar të dhënat dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përcaktuar përgjegjësitë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






