Transmetuar më 24-07-2025, 08:17

Rreth orës 03:50 të mëngjesit, në rrugën “Peti” të kryeqytetit, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar i lëndës plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në disa automjete të parkuara pranë garazhit.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të mundshëm të këtij akti, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje. Policia po kryen hetime për të sqaruar motivet dhe pasojat e këtij shpërthimi, ndërkohë që masat e sigurisë janë intensifikuar në zonë.

Hetimet vijojnë në koordinim me autoritetet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit