Transmetuar më 24-07-2025, 07:38

Shkodër- Rreth orës 22:00, më datë 23.07.2025, në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, në afërsi të fshatit Dajç, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë një automjet dhe një mjet trajler. Si pasojë e aksidentit:

Ka humbur jetën në vendngjarje shtetësja Refije Çico, rreth 56 vjeçe.

Alketa Luan Çico, 35 vjeçe, dhe fëmija i saj 3-vjeçar, janë plagosur rëndë.

Luan Alush Çico, rreth 60 vjeç, dhe drejtuesi i automjetit, Klevis Suçi, janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i trajlerit, Seid Islamoviç, banues në Serbi, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit