Transmetuar më 23-07-2025, 22:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Banorët e zonës dhe policia po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit