

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet një lokal me shtesa mbi trotuar në Londër.
“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë,” shkruan Rama, duke theksuar se postimi është për humor.
Prej disa ditësh, në Shqipëri ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, një fushatë që çoi në dorëheqje masive të një numri të madh drejtuesish të strukturave vendore në disa bashki të vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






