

TIRANË- Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.
GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar D. B., nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.
Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






