

ITALI- Një aeroplan i vogël ështët rrëzuar në një autostradë në Itali. Nga ky aksident ajor kanë humbur jetën dy persona që ndodheshin në bord. Disa makina po qarkullonin në autostradë kur avioni ra sa hap e mbyll sytë duke shpërthyer në flakë. Disa mjete kaluan në flakë pasi ndodheshin pak centrimeta larrg avionit.
Sipas raportimeve nga Brescia Today, shkaku i këtij aksidenti mbetet ende i panjohur, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit. Në bord raportohet se ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia dhe 50-vjeçarja, Anna Maria De Stefano. Fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






