

DIMAL- Një tjetër aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në vend. Pasditen e sotme në qytetin e Dimalit, pranë zonës së njohur si Parku i qytetit janë përplasur dy makina.
Sipas raportimeve, një automjet tip Mercedes Benz, i drejtuar nga shtetasi M.M., është përplasur me një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte shtetasi L.T. së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, 12 dhe 8 vjeç.
Ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa bëhet me dije se shoferi i automjetit "Mercedes Benz" është shoqëruar në komisariat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






