Transmetuar më 23-07-2025, 15:54

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 – grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku një pushues ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Sipas informacionit paraprak të policisë, viktima është identifikuar si P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur 68-vjeçari sapo kishte hyrë në det.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i tij është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së të moshuarit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit