Transmetuar më 23-07-2025, 15:20

Bulqizë-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Antena", në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip "Nisan", ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë humbur jëtën dy persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë identifikuar si Destan Gjeta dhe Burhan Gjoka, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjëkësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit