Transmetuar më 23-07-2025, 15:18

Merel Bos është turistja holandeze që humbi jetën sot në Gjirin e Filikurit në jug të vendit.

23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marrë plagë nga rënia e gurëve por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Gjiri i Filikurit është një ndër plazhet e frekuentuara nga turistë në zonën e Vlorës, i cili mund të frekuentohet vetëm duke zbritur me litarë përmes shkëmbinjve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit