

Himarë, 23 korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur turistike “Gjiri i Filikurit”, ku një turiste holandeze ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë një aktiviteti në natyrë.
Sipas informacionit paraprak, shtetasja M. B., 23 vjeçe, dyshohet se ka rënë aksidentalisht gjatë zbritjes nga një shkëmb me litar. Ajo mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por, për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk ka mundur të mbijetojë.
Në të njëjtën ngjarje, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve, është dëmtuar dhe po trajtohet në spital një tjetër turiste, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi të vendit të aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.
Himarë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






