

Korçë, 23 korrik 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Dvoran, në rrethin e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e një çifti bashkëshortësh dhe një këmbësoreje.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke përfunduar jashtë traseve të rrugës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere në automjet, kanë mbetur të plagosur.
Gjithashtu, gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është goditur nga automjeti në momentin e daljes nga rruga.
Të tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






