Transmetuar më 23-07-2025, 09:39

VLORA- Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë teksa mësohet se rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës, por dhe ADZM kanë nisur sërish sot aksionin për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve po punohet për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit