Transmetuar më 23-07-2025, 08:09

ZVICER – Dramë në Gjenevë… Në një stadium të mbushur plot e përplot, Italia pësoi një humbje e tmerrshme, ku kohët shtesë të ndeshjes, ishin të mallkuara për të.

Pasi kryesoi për një kohë të gjatë, skuadra e Soncin pësoi golin e barazimit në fund të kohës shtesë të ndeshjes. Më pas, në shtesat 2×15 minuta, në minutat e fundit të periudhës së dytë pëson golin e dytë dhe të humbjes së gjysmëfinales.

Anglia, kampione në fuqi mori epërsinë falë zëvendësueses, Kelly, e cila shënoi penalltinë e saj në tentativën e dytë, të pritur fillimisht nga Giuliani, duke i siguruar “Luaneshave” i një vend në finalen e Europianit të Femrave.

Italianet kaluan në epërsi me anë të Bonansea 33′, ndërsa anglezet përmbysën gjithçka me golat e Agyemang 90’+6 dhe Kelly 119′.

Anglezet shkruajnë një tjetër kapitull epik në librin emocionues të udhëtimit të tyre në “Euro 2025”. Michelle Agyemang dhe Chloe Kelly janë heroina edhe një herë, duke e mbajtur gjallë ëndrrën e Anglisë për të ruajtur titullin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit