Transmetuar më 22-07-2025, 23:20

Dukat, Vlorë-  Situata më kritike më zjarrët në vend paraqitet në qarkun e Vlorës dhe Dibrës, ku zjarrfikësit po luftojnë më flakët prëj disa ditësh rresht.

Në zonën e Dukatit në Vlorë, flakët kanë përfshirë zona pyjore me pisha dhe rrezikojnë përhapje të mëtejshme për shkak të erës. Forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake po punojnë pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrja ajrore është ndihmuar nga dy avionë Canadair të ardhur nga Greqia dhe dy helikopterë të FA-së.

Agjencia Kombëtare Mbrojtjes Civile ka ndarë dhe pamjet me dron dhe kamera termike që tregojnë shkallën e përhapjes së flakëve në malin e Dukatit.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, në Parkun Kombëtar të Lurës, situata mbetet nën vëmendje. Dy vatra aktive mbi fshatin Gurë-Lurë dhe pranë Liqenit të Zi po kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme, ndërkohë që një avion Canadair nga Italia është angazhuar për të mbështetur operacionet nga ajri. Ndërkohë, vatrat vijojnë të jenë aktive në qarqet Elbasan, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit