

Malishevë, 22 Korrik 2025 – Shkodran Morina, 24 vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht pas disa ditësh luftë për jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja e fatkeqe ndodhi më 15 korrik 2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, Morina u godit nga një automjet teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Pas aksidentit, ai u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi ngjarjen dhe shtoi se për vdekjen e viktimës është njoftuar prokurori i shtetit. Ai gjithashtu theksoi se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
"Më datë 15.07.2025, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit", tha Elezaj.
Kjo tragjedi ka tronditur familjen dhe komunitetin e Malishevës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






