Transmetuar më 22-07-2025, 23:03

VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu.

Rreth orës 21:00, shtetasi Eugen Mahmutaj, 24 vjeç, është goditur me mjet prerës gjatë një përplasjeje fizike. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Gezim Rrapaj, 25 vjeç, dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit